Jeton Zogiani me spot nga Shkupi, rikujton territoret e humbura duke aluduar në idenë e fundit për ndarje

Aktuale

Jeton Zogiani me spot nga Shkupi, rikujton territoret e humbura duke aluduar në idenë e fundit për ndarje

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:42
Jeton Zogjani

Aktori JetonZogjani, kandidat për deputet nga AAK-ja, bën spot të tipit dokumentar nga Shkupi, me shkas për të rikujtuar humbjen e vilajetit në Konferencën e Paqes, një shekull më parë, ku bën analogji me tentativën e fundit politike për shkëmbim të territoreve me Serbinë, po në emër të paqes, duke thënë se i vetmi Ramush Haradinaj doli të ishte shqiptari i rreptë e krenar, siç na kish njohur bota e na kish përshkruar Bajroni dikur.

Zogjani me këtë dokumentar, është kandidati i vetëm që nuk e kërkon votën në spotin e tij, por prezanton kronologjinë e çështjes shqiptare dhe arsyet që e çuan ta mbështesë Ramushin, si dhe justifikimin për kalimin nga aktrimi në politikë dhe raportin e tij me shikuesit e roleve të tij.

Në spot nuk janë shmangur as kontaktet e rastësishme me fansat e aktorit të cilët i janë afruar gjatë xhirimit, gjë që kanë qenë te paplanifikuar por janë inkorporuar natyrshëm në këtë dokumentar.

Kërkesa e vetme e vetë kandidatit në këtë spot zgjedhor është, vota për Ramushin, për ta mbrojtur Kosovën 100% me votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat