Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se kur Qeveria Haradinaj e ka nisur punën dy vjet më parë në mendjen e tyre ka qenë se di do të dalin faqebardhë në kryerjen e detyrës dhe se cilat do të jenë rezultatet e prekshme.
“Ajo që është punuar për 18 muaj nga Qeveria Haradinaj nuk është punuar për 18 vjet”, është shprehur Tahiri.
“Janë përfunduar pune si Pakoja e reformave, ligji i administratës publike, ligji për paga, është përmbyll reforma në administratën shtetërore”.
Tahiri ka thënë se janë rritur rrogat e policëve, mjekëve dhe në Shërbimin Korrektues.
Ai i ka quajtur të pavenda thirrjet e kandidates së LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, se do ta bëjë çkapjen e shtetit.
“Gjatë gjithë kohës ka pasë qeveri PDK-LDK dhe të flitet për çkapje është non-sens. AAK nuk e ka krijuar kulturën e rritjes së ministrive. Qeveria Mustafa ka qenë me 20 ministri. Nuk do të lejojmë që me vendim të përcaktohet numri i ministrive, por me ligjin që e përcakton këtë detyrimisht”.
Tahiri ka thënë se Qeveria Haradinaj e ka vrarë ‘punësimin me të njofshëm’.