Reçica premton njohjen e stazhit të punës për vitet e 90-ta

Aktuale

Reçica premton njohjen e stazhit të punës për vitet e 90-ta

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:38
Skender Reçica

Nëpërmjet një videomesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka paralajmëruar se punëtorëve të larguar me dhunë nga puna nga regjimi serb në vitet e 90-ta , do tu njihet stazhi i punës.

Gjatë udhëheqjes me MPMS-në, ministri Reçica pati kërkuar iniciim të reformës së sistemit pensional në vend meqërast është hartuar edhe një Koncept-Dokument për reformë pensionale, i miratuar edhe nga Qeveria.

Në këtë Koncep-Dokument ishte paraparë edhe njohja e stazhit të punës për vitet e 90’ta përçka sot Reçica ka paralajmëruar se në qeverisjen e ardhshëm, kjo gjë do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat