“Mizorët e Kosovës, tashmë e kanë vënë nën një pushtim tjetër”

Aktuale

“Mizorët e Kosovës, tashmë e kanë vënë nën një pushtim tjetër”

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Publicisti i njohur Bajram Kabashi ka komentuar deklaratën e një kandidatit për deputet i cili kishte pohuar se i kishte detyruar puntorët e tij të votojnë.

Ai ka shkruar në Facebook, se “ka shumë gjasa që punëtorët e shantazhuar, pas urdhërit SUPREM, të votojnë Mu ashtu sic u thuhet!”.

Postimi i plotë:

Biznesmeni dhe pasaniku i njohur, pasi e kishte lëshuar partinë që i shërbeu e prej së cilës kishte realizuar interesa për vetën, kishte thënë që do t'i urdhëronte punëtorët të votonin për partinë tjetër!

Punëtorët "e vet" ?! ...

Ka shumë gjasa që punëtorët e shantazhuar, pas urdhërit SUPREM, të votojnë Mu ashtu sic u thuhet !

Kosova nuk ka prokurori që menjëherë t'i filloj procedurat hetimore ndaj një "bisnesmenëve» të tillë. Sigurisht që nuk është vetëm ai që i kushtëzon e shantazhon "punëtorët e vet". Jo, jo! Mizorët e Kosovës, tashmë e kanë vënë nën një pushtim tjetër,- pas pushtimit serbomadh nga i cili mezi na shpëtoj NATO para njëzet vitesh, "popullin e vet" të ndarë në aq parti, që e trajtojnë ashtu sic në një mënyrë e (keq) trajtojnë pushtuesit?! ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat