Veseli: Do t’i ruaj e mbajë të forta marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Aktuale

Veseli: Do t’i ruaj e mbajë të forta marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2019 Në ora: 21:03
PDK në Klinë

Kadri Veseli kandidat për Kryeministër të Kosovës, nga tubimi i mbajtur në Kilnë ka thënë se, vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende pune të qëndrueshme.

Ai pëmres një postimi në Facebook, ka shkruar se, do t’i ruaj e mbajë të forta marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi në Facebook:

“Jehona e Dukagjinit” në Klinë ishte shumë e vogël për t’i zënë përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata erdhën për t’i dhënë forcë PDK-së, që ne t’i japim gjithë Kosovës, sepse e dinë që vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne ofron shpresë të vërtetë.

Vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende pune të qëndrueshme. Dhe, do t’i ruaj e mbajë të forta marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhuni bashkë dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, që shpëton dhe ruan Kosovën! #PDK112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat