Murati: Qeverisja Kurti do të jep 20 euro në muaj për fëmijët nga mosha 0-2 vjeç dhe 10 euro për ata nga mosha 3-16 vjeç

Aktuale

Murati: Qeverisja Kurti do të jep 20 euro në muaj për fëmijët nga mosha 0-2 vjeç dhe 10 euro për ata nga mosha 3-16 vjeç

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:05
Hekuran Murati

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Hekuran Murati ka shpalosur disa nga pikat ekonomike të kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.

Murati, në “Debat Plus”  ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes premton se për të gjithë fëmijët pa përjashtim do të ndajë ndihma financiare.

“Shtesat për fëmijë janë rreth 65 milion euro dhe atë janë: 20 euro për fëmijët e moshave nga 0-2 vjeç dhe 10 euro nga mosha 3-16 vjeç. Këto shtesa janë për të gjithë fëmijët pa diskriminim. Për të përfituar ato duhet aplikuar. Ndoshta ndonjë familje nuk aplikon për t’i marrë por me rëndësi iu takojnë”.

Ai ka thënë se do të ketë edhe shtesa të tjera për fëmijët e familjeve në nevojë.

“Për familjet që kanë të hyra vjetore nën 5 mijë euro, rimbursimi do të jetë 150 euro në vit për një fëmijë”.

Murati ka thënë se Vetëvendosje do të ofrojë banim të përballueshme çifteve të reja, shërbyesve civil dhe prindërve vetushqyes.

Ai thotë se atyre do t’iu mundësojnë pagesën e këstit prej 150 eurove ën muaj për një periudhë 150 mujore në mënyrë që atyre t’u mbeten 350  euro për të përballuar jetën.

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, thotë se edhe të rinjve të moshës 16 vjeçare do t’iu garantojnë punësimin e sigurtë në mënyrë që të fitojnë “shprehi të punës”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat