Zyrtari i Alternativës aderon në Vetëvendosje

Aktuale

Zyrtari i Alternativës aderon në Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:01
Veton Qipa dhe Albin Kurti

Themeluesi i degës së Alternativës në Prizren Veton Qipa, ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Qipa ka thënë se vetëm të bashkuar, mund të sjellën ndryshimet në Kosovë.

Postimi i Kurtit:

Veton Qipa, qytetar i respektuar i Prizrenit i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vetoni ka qenë i angazhuar politikisht në partinë e Alternativës më parë, si themelues i degës së saj në Prizren dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege. Me paraqitje modeste në publik, ai është një ekonomist dhe afarist i suksesshëm që e shton përfaqësimin dhe punën e Lëvizjes në qytetin e bukur të Prizrenit por edhe anasjelltas. Nga takimi i fundit kur edhe u bë pjesë e jona, ai tha se vetëm të bashkuar mund t'i sjellim ndryshimet e nevojshme në këtë shoqëri. Unë u pajtova me të, erdhi dita!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat