AAK kërkon një anëtar në KQZ

Aktuale

AAK kërkon një anëtar në KQZ

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:13
Muharrem Nitaj dhe Ahmet Isufi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur një shqetësim për hapjen e disa konkurseve në ndërmarrjet publike, në KEK dhe në kombinatin Trepça.

Nënkryetari i AAK, Muharrem Nitaj, ka ftuar partitë politike që mos të bëjnë pazare me votën.

Po ashtu sipas Nitajt, ka informata për shpërndarjen e parave në zona të ndryshme, po thuaj nga shumica e partive politike, teksa u bëri thirrje partive të jenë korrekte.

Nitaj: Shqetësuese, janë hapur konkurse në KEK, Trepçë dhe në ndërmarrje të tjera

“I kemi disa informacione që tingëllojnë bukur shqetësuese, sa po mora vesh që në KEK është hapur një konkurs për pranimin e më shumë se 100 punëtorëve. Një informacion i tillë ka ardhur edhe për një konkurs në Trepçë dhe në kompani të tjera që janë publike. Në fakt ju bëjë thirrje ministrive të linjave të tilla që mos të bëjnë kalkulime të tilla dhe të mos hapin konkurse në prag të zgjedhjeve në mënyrë që ta orientojnë votën mbrapsht”, deklaroi Nitaj. 

Ndërsa, Ahmet Isufi nga AAK, i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e AAK-së në KQZ.  

Isufi shtoi se kanë bërë kërkesë që anëtari i AAK-së në KQZ të jetë Ibrahim Selmanaj, dhe kërkoi nga presidenti që sa më shpejt ta emëroj Selmanajn, ngase anëtarin e PDK-së e kanë dërguar pa konsultim paraprak mes koalicionit.

Isufi: Kërkojmë nga presidenti që ta dërgoj emrin e Ibrahim Selmanajt në KQZ

“Nuk është vepruar drejt nga ana e presidentit, sepse ka dërguar vetëm një anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës, por nuk e ka dërguar anëtarin e dytë. I kam dërguar dy herë shkresa presidentit, një herë përfaqësuesit të koalicionit PAN, Kadri Veseli, dhe nuk kanë bërë asnjë veprim deri më tani. Për mos pasur dyshime se po bëhen veprime të qëllimshme kërkojmë nga presidenti që sa më shpejt ta dërgojnë emrin e Ibrahim Selmanajt, si anëtarë i KQZ-së në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sepse anëtarin e PDK-së e kanë dërguar pa konsultim të koalicionit”, tha Isufi.  

Sipas tij, është e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSD të mos përfaqësohet në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat