Ambasada e SHBA-ve, me seli në Kosovë, është deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan “Bota sot”.
SHBA-të, janë deklaruar se nuk do të mbështesin asnjë nga partitë politike në vend.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”.
Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se një njeri i afërt me presidentin amerikan Trump ka ardhur në Kosovë, dhe kjo është mbështetje për Kadri Veselin dhe PDK-në.