Afër 6 mijë pako të fletëvotimeve përmes postës mbërrijnë në KQZ

Aktuale

Afër 6 mijë pako të fletëvotimeve përmes postës mbërrijnë në KQZ

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në këtë institucion kanë ardhur 5 mijë e 900 pako që supozohet të jenë fletëvotime nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Sinjali se gjatë ditës së djeshme janë pranuar 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime

 “Periudha e votimit përmes postës po vazhdon. Deri më 1 tetor kemi pranuar 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime. Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka thënë Elezi.

Më tutje ai ka shtuar se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovën erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. Kuvendi i Kosovës më 22 gusht me shumicë të votave u shpërnda, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat