LDK-ja nga Podujeva iu përgjigjet kundërshtarëve: E kanë badihava, nuk mund të na ndalin

Aktuale

LDK-ja nga Podujeva iu përgjigjet kundërshtarëve: E kanë badihava, nuk mund të na ndalin

Nga: A.Zh Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:46
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, u ka dërguar mesazh atyre që duan të përçajnë këtë parti.

Ai ka thënë se kundërshtarët mundohen kot ta përçajnë këtë parti, përmes fabrikimeve dhe shpifjeve.

Haziri në tubimin që po mbahet në Podujevë, ka thënë se uniteti i LDK-së ka dëshpëruar dhe frikësuar rivalët e kësaj partie.

Por, ai ka thënë se LDK-në nuk mundet askush ta ndalë, pasi sipas tij, LDK-ja i beson vetëm të vërtetës, përcjell Bota sot.

“Përçarësi dhe shpifësi është më i keq se katili, thotë populli. Nëse shpifësi është më i keq se katili, atëherë mos iu besoni rrenave dhe shpifjeve që fabrikohen, pasi që menaxhimi i Kuvendit të 3 gushtit nga Agim Veliu, mbështetja ime ndaj Vjosës që të ruhet uniteti i LDK-së i ka dëshpru të gjithë rivalët tonë dhe i ka frikësuar deri në palcë, sepse ata e dinë kur LDK-ja çohet në këmbë, nuk ka kush ta ndalë. Llapi në këmbë, krejt Kosova në këmbë, nuk mundem me na ndalë. E kanë badihava, le të prodhojnë çka të dojnë, ne kemi me iu dërguar një mijë video e selfie në rrjete sociale, me ju tregua se LDK-ja i beson vetëm të vërtetë”, është shprehur Haziri në Podujevë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat