Ramiz Kelmendi bëri vepër penale, kjo është arsyeja

Aktuale

Ramiz Kelmendi bëri vepër penale, kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:53
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi i cili nga LDK-ja ka aderuar në PDK, është takuar me punëtorët e kompanisë së tij ETC për të lobuar për PDK.

E kjo po konsiderohet si vepër penale nga Avni Zogiani, kandidat për deputet i LVV-së.

“Ky është duke bere vepër penale!”, shkruan ai.

Kelmendi, para disa ditë ka treguar se punëtorët e tij do të votojnë PDK-në.

E numri i punëtorëve që i ka Kelmendi është rreth 20 mijë.

“Edhe sot vazhduam lobimin në Etc 1 dhe Etc 2 dhe filialat në Prishtinë!

Kënaqësi të kesh mbështetje me vullnet nga kolegët e punës, veçanërisht nga ata të cilët, pjesa dërmuese e tyre janë me përvojë pune në kompaninë tonë me mbi 15 vjet!

U dakorduam për PDK me numër 112 dhe z.Kadri Veseli – Kryeministër”, ka shkruar Ramiz Kelmendi pas vizitës në ETC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat