Koalicioni ‘Sloboda’ kërkon përfshirje në delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë

Aktuale

Koalicioni ‘Sloboda’ kërkon përfshirje në delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:00
Ilustrim

Një koalicion serb që po merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit ka vendosur të veprojë ndryshe nga pjesa tjetër e serbëve.

Fjala është për koalicionin “Sloboda”, që në këtë fushatë po kërkon përfshirjen e serbëve në delegacionin e Kosovës, që do të marrë pjesë në bisedimet me palën serbe.    

Në intervistën e dhënë për Top Channel, kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq ka thënë se serbët mund të jenë urë lidhëse për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të sillte pajtimin e dy popujve.

Rashiq thotë se koalicioni “Sloboda” ka përkrahjen më të madhe te komunat me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, ndërsa në veri nuk kanë mbajtur fare tubime elektorale për shkak të rrezikut.

Me gjithë raportimet për kërcënime, Rashiq tregon se institucionet e sigurisë kanë reaguar një muaj pas ankesës. Të drejtë vote nga komuniteti serb kanë 117 mijë persona.

Koalicioni “Sloboda” që në shqip i bie “Liria” është duke kandiduar kundër partisë Lista Serbe e cila ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat