Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Dardan Islami, ka bërë një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, dhe ka dhënë një mendim se si do të duket qeveria e ardhshme.
Sipas Islamit, LDK, PDK, Nisma, AKR, PSD, AAK dhe sipas të gjitha gjasave edhe VV, do ta krijojnë qeverinë e unitetit.
Ndërsa, në krye të kësaj qeverie sipas Islamit do të jetë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ja shkrimi i tij:
LDK, PDK, Nisma, Akr, PSD, AAK dhe sipas te gjitha gjasave edhe VV, do ta krijojne qeverine e unitetit pas 7 tetorit, ne krye me Fatmir Limen, i pranuar si KM koncensual deri ne nenshkrimin e marveshjes historike me Serbine, per nje afat 8-14 muaj!
#mosutut