“Përjashtimi nga ENQA, vendimi i Ramush Haradinajt na solli këtë gjendje”

Aktuale

“Përjashtimi nga ENQA, vendimi i Ramush Haradinajt na solli këtë gjendje”

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:02
Ramush Haradinaj

Drejtori i Organizatës për rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka reaguar pas vendimit të 19 shtatorit të Asociacionit Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) për përjashtimin e Agjencia Kosovare e Akreditimit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar gishin nga kyreministri në largim Ramush Haradinaj, duke thënë se vendimi I tij i zbatuar nga  Ministri Shyqiri Bytyqi, e solli këtë gjendje.

Gjithashtu, ai për këtë gjendje ka akuauzar edhe: Shyhrete Reçica - ish u.d drejtoreshe e Agjencisë;

Avni Gashi - u.d. drejtor i Agjencisë; Shykrane Gërmizaj - ish kryetare e komisionit të ankesave;

Postimi i plotë:

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i zbatuar nga Ministri Shyqiri Bytyqi në vitin 2017, na solli në këtë situatë. Në fillim u përjashtuam nga EQAR ndërsa ENQA na vuri nën shqyrtim. Ndonëse bordi i ri u zgjodh nën mbikqyrjen e shoqërisë civile dhe ishte jashtëzakonisht më i pavarur e profesional sesa bordet paraprake, pengesat që iu vunë po nga politika, që vinin herë nga Kryeministria e herë nga MAShT, e herë si sabotazhë e ushtruesve të detyrës së drejtorit brenda vet Agjencisë, e bënë të pamundur që ky bord t'ju përgjigjej nevojave për përmbushjen e standardave ndërkombëtare. Shqyrtimi rigoroz nga ENQA, i kombinuar me sabotazhë aktive nga brenda, përfshi nga disa rektorë të universiteteve publike e padyshim pronarëve të kolegjeve (kioskave) private, rezultoi në mospërmbushje të standardeve.

Më 1 Tetor kur ne po manifestonim për rezistencën e UP-së, qenka shkru letra e përjashtimit të Agjencisë nga ENQA.

Por kjo situatë ka përgjegjës dhe ata janë:

Ramush Haradinaj - fajtor kryesor;

Shyqiri Bytyqi;

Shyhrete Reçica - ish u.d drejtoreshe e Agjencisë;

Avni Gashi - u.d. drejtor i Agjencisë;

Shykrane Gërmizaj - ish kryetare e komisionit të ankesave;

Një betejë e fituat, por lufta vazhdon. Me t'gjitha kapacitetet do t'ju luftojmë deri atëherë kur ju të humbni. Fitorja i takon qytetarëve të Kosovës dhe interesit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat