Kurti tregon se kush e prishi punën me LDK-në

Aktuale

Kurti tregon se kush e prishi punën me LDK-në

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 00:32
Albin Kurti

Albin Kurti nga Vetëvendosje ka thënë se Agim Veliu ia ka prishur punën për arritjen e koalicionit parazgjedhor me LDK-në.

Kurti sonte në Interaktiv thotë se ishte dëshpëruar për mos fuqinë e Vjosa Osmanit.

‘’Zgjedhja jonë e parë është LDK, por me fusnotë. Me vetë faktin kur ua bëra ofertën gjeneroze, ejani unë numër një, ju numër dy. Na vet s’kemi dashtë më vulosë në këshillin e përgjithshëm kandidatin e përbashkët, na e hodhën faktin fytyrës. Ai është momenti  iuparë kur ata ngicuatn nga një lloj druajtje, sido që të jetë, oferta u refuzua jo nga kandidatja për kryeministre e LDK’së,as nga kryetari i partisë por nga nënkryetari i partisë. Nga zotëri Veliu. Ai tha nuk vjen në konsideratë kjo punë. P:asi deklaroj kështu, kanë mbajtë mbledhje dhe e kanë votu qëndrimin e nënkryetarit. Aty ka ndodh një zhgënjim i imi me zonjën Osmani. Unë ofertë nuk i bëra Veliut, ai është kryetar komunë, por Osmanit‘’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat