Mazreku: Morëm konfirmimin për fitore, do t’i shërbej gjithmonë popullit tim

Aktuale

Mazreku: Morëm konfirmimin për fitore, do t’i shërbej gjithmonë popullit tim

Nga: G.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:02
Ibish Mazreku

Kandidati për deputet nga LDK, Ibish Mazreku, ka thënë se nga takimet gjatë fushatës, kanë marrë konfirmimin e qytetarëve për fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi fryma Rugoviane, fryma e fitores ka prekur çdo zemër qytetari, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndihet krenar që gjatë luftës ka qenë përkrah Anton Qunit, duke qenë zëvendës i tij dhe duke dhënë kontribut.

Mazreku ka thënë se gjithmonë ka qenë në shërbim të popullit dhe garës për deputet i ka hyrë pikërisht për këtë arsye, që t’i shërbejë popullit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nga takimet e shumta që ne kemi pasur që nga fillimi i fushatës e deri me tash, morëm konfirmimin e qytetarëve për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 6 tetorit.
Fryma Rugoviane, fryma e fitores, tashmë ka prekur çdo degë e nëndege të LDK-se. Ka prekur çdo zemër te qytetari qe ia do te mirën këtij shteti.
Gjate jetës sime kam kaluar në periudha të ndryshme, por gjithmonë kam qenë i fuqishëm, sepse mbrapa kam pasur qytetarët, ata që gjithmonë ia donë të mirën këtij vendi.
Unë gjatë jetës sime jam munduar të jap maksimumin për të mirën e vendit, zhvillimit dhe edukimit të vendit, e nëse ia kam arritur, atë e vlerësoni ju.
Kontributin tim modest në luftë e kam dhëne në betejën e Koshares si zëvendës komandant i Anton Qunit, një trimi dhe luftëtari të madh. Ndihem i bekuar që kam qenë në krah të tij.
Si profesionist për një kohë të gjatë unë kam dhëne më të mirën si drejtor në Bankën Qendrore të Kosovës, deri sa viteve te fundit unë kontributin tim profesional e jap si rektor i Universitetit Publik "Haxhi Zeka" në Pejë.
Unë gjithmonë kam qenë në shërbim të popullit tim, dhe garës për deputet i kam hyre për qëllimin e vetëm që tash edhe me drejtpërdrejtë t'i shërbej popullit tim.
Të dashur familjarë, qytetarë, student, miq, shokë e shoqe kërkoj përkrahjen tuaj që unë të jem përfaqësuesi i juaj ne Kuvendin e Kosovës
Zotohem se me ju gjithmonë do të jem
Voto LDK-në 134
Voto Ibish Mazreku 79

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat