Lepaja thirrje kryeprokurorit ta hetojë dokumentin ku shkruan se ai dëshmoi për pranimin e Glauk Konjufcës në SHIK

Aktuale

Lepaja thirrje kryeprokurorit ta hetojë dokumentin ku shkruan se ai dëshmoi për pranimin e Glauk Konjufcës në SHIK

Nga: G.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:25
Fadil Lepaja

Opinionisti dhe publicisti Fadil Lepaja i ka bërë ftesë publikue kryeprokurorit të Kosovës, që të hetojë dokumentin që është publikuar, në të cilin shkruhet se Glauk Konjufca është punësuar në SHIK dhe që dëshmitar ka qenë edhe Fadil Lepaja, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar që kryeprokurori të merret me zbulimin e atyre që fshihen prapa këtij dokumenti, në të cilin thotë se i është keqpërdorur emri, për çka ai thotë se nuk dëshmon as nuk është në dijeni për atë dokument që i përmendet emrin dhe e gjitha është shpifje.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

FTESË PUBLIKE DREJTUAR KRYEPROKURORIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

I nderuar z. Kryeprokuror,
Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij "dokumenti" të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni.

I nderuar z. Kryeprokuror,
duke vepruar menjëherë, ju e mbroni qytetarin e Kosovës dhe e parandaloni krimin jo vetëm elektoral.
Duke qenë se emri im përmendet në kontekst të një pohimi për z. Konjufca, të cilin unë në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmoj, sepse nuk jam në dijeni, unë e përsëris me përgjegjësi morale e penale, për pjesën ku emri im përmendet, se ky është një dokument i falsifikuar dhe përmbajtja është një shpifje për të cilën duhet të konstatohet autori (apo autorët) dhe i njejti të përgjigjet penalisht.

Njëkohësisht, ju ftoj y. Kryeprokuror Publik i Republikës së Kosovës, që për shkak të tendencës që ky falsifikat dhe këto shpifje të keqpërdoren në funksion të fushatës parazgjedhore, të reagonimenjëherë, për të pamundësuar që dëmi të bëhet dhe falsifikatorët dhe shpifësit të përfitojnë nga kjo.

Me respekt
Fadil Lepaja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat