Një aeroplan mërgimtarë mbërrijnë në Kosovë për të votuar Albin Kurtin

Aktuale

Një aeroplan mërgimtarë mbërrijnë në Kosovë për të votuar Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:58
Mërgitmarët

Dhjetëra-qindra mërgimtarë nga diaspora sot kanë zbarkuar në Kosovë.

Ardhja e tyre kësaj radhe është më e veçantë, pasi ata nuk kanë ardhur për pushime, por kanë ardhë pikërisht për të votuar në Kosovë.

Siç shihet edhe në fotografi, këta mërgimtarë janë të organizuar dhe kanë ardhë pikërisht për një qëllim të vetëm.

Ata kanë ardhë ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeministër.

Këto fotografi i ka publikuar në rrjetet sociale ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

“PRISHTINË a je gati? Krejt mërgata e krejt Kosova po vjen.

#AlbinKurtiKryeminister

#FITORE13 për #lëvizjavetëvendosje 126

#erdhidita”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat