Publikohen mesazhet: AAK-ja ua mbush karburant veturat qytetarëve të Deçanit, shihni kolonën  e gjatë

Aktuale

Publikohen mesazhet: AAK-ja ua mbush karburant veturat qytetarëve të Deçanit, shihni kolonën  e gjatë

Nga: N.Sh Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:15
Kolona e gjatë në pikën e karburantit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ftuar qytetarët e Deçanit dhe anëtarësinë e saj që të marrin pjesë në tubimin e tyre në Prishtinë.

Me këtë rast, zyrtarë të kësaj partie anëtarësisë së saj ju kanë thënë se secila veturë që shkon në Prishtinë, do të marrë 3-4 persona me veti ndërsa karburant do ta mbush partia.

Pas kësaj, ka reaguar kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj, i cili i fton qytetarët e Deçanit që mos ta shesin votën e tyre për 20 litra naftë.

Image
Mesazhi i publikuar

“O njerke të mirë mos u bëni te shkrete mos e shitni nderin për 20 litra naftë, mos e ofendoni familjen tuaj e Deçanin. Ato janë paret e juaja të vjedhura për dy vite qeverisje. Tash po ju vjedhin edhe dinjitetin.

Ju ka ardhë fundi PAN-ista..

LDK po vjen si drita e hajnat në burg, e ju do të çliroheni nga krimi e korrupsioni”, ka shkruar Zemaj i cili ka publikuar mesazhin dhe fotografitë e kolonës së gjatë duke pritur që të mbushën karburante në një pompë në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat