Osmani: LDK-në kurrë nuk do të mund ta rrënojë nëntoka

Aktuale

Osmani: LDK-në kurrë nuk do të mund ta rrënojë nëntoka

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 20:50
Pamje nga tubimi

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë nëntoka nuk do të arrijë ta rrëzojë LDK-në asnjëherë. Para simpatizantëve në Prishtinë, Osmani ka thënë se njerëzit e rrezikshëm dhe të papërgjegjshmen nuk do të mund ta njollosin asnjëherë.

Vjosa Osmani, e cila synon të jetë shefe e qeverisë së ardhshme të Kosovës, tha se përpjekjet për ta dëmtuar atë dhe LDK-në janë të kota.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’u tregojnë kundërshtarëve që synimet e tilla që vinë nga njerëz që tentojnë të fitojnë besimin me falsifikim, janë të kota.

Osmani: LDK-në nuk do të mund të rrënojë nëntoka

“Neve nuk munden me na njollosë njerëz të tillë të papërgjegjshëm e të rrezikshëm, LDK-në kurrë nuk kanë mund ta njollosin parti, të cilat janë ndërtuar mbi themelet e krimit dhe korrupsionit. LDK-në nuk do të mundet kurrë ta rrënojë  nëntoka, këto janë përpjekjet e fundit të nëntokës, por besoni që janë të fundit sepse vetëm edhe dy ditë u kanë mbetur, vetëm edhe dy ditë duhet duruar pabesitë e tyre, e pas dy ditësh do të zgjidhemi në një fitore që mbi të gjitha ka me qenë e juaja”, tha Osmani.

Përveç Osmanit, në Degën e Tretë të LDK-së në Prishtinë ka folur edhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri. Sipas tij, rivalët Vjosës i kapur paniku, dhe se uniteti i LDK-së dhe rritja e saj i ka bërë të tjerët të frikësohen.

Haziri: Ndershmërinë tonë nuk mund ta spërkasin me paturpësinë e tyre

“Ne besimin që ja kemi falë Vjosës nuk e thyejmë, lë të lëshojnë çka të donë rrena, le të bëjnë çka të donë, mos u besoni aty ... Ne jemi të ndershëm, ndershmërinë tonë s’mund ta spërkasin me paturpësinë e tyre, e kanë spërkat me gjak tonin, e kanë spërkat me goditje tinëzare”, tha Haziri.

Ai tha se LDK nuk e ka thyer besimin asnjëherë, duke shtuar se turpi është i atyre që po përpiqen ta dëmtojnë.

Haziri: Të çlirohemi prej grupit politik që e ka lodhur Kosovën

“Nesër në Gjilan kemi me ua tregu vendin, edhe pasnesër, edhe të dielën me votë, secili prej nesh me votë me ua tregu vendin ku e kanë, dhe të çlirohemi njëherë prej këtij grupi politik që e ka lodhur Kosovën deri dje nën hije, nën tokë, e tash me ‘hafillak’, nuk përballohet kjo”, tha ai.

Haziri tha se LDK nuk shantazhohet me lajme të rrejshme dhe bëri thirrje që t’i besohet Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat