Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

Aktuale

Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:16
Xhafer Tahiri

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e videoincizimit në portalin Indeksonline, publikuar më 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Media ka publikuar mbrëmë një video ekskluzive, ku shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marrë para kesh në duar si ryshfet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat