Presidenti Thaçi telefonatë me Ambasadorin Grenell, e mirëpret rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
Presidenti Thaçi telefonatë me Ambasadorin Grenell, e mirëpret rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Presidenti Thaçi telefonatë me Ambasadorin Grenell, e mirëpret rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:16
Richard Grenel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka realizuar sot një bisedë telefonike me Ambasadorin Richard Grenel të cilin dje Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka emëruar të dërguar special për negociatat paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka mirëpritur emërimin e Ambasadorit Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi si dhe rolin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. 

“Emërimi juaj shton konfidencën dhe besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike. 

“Ky është konfirmim i përkushtimit personal të Presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi presidenti Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...