Milaim Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte - Bota Sot
Milaim Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte

Aktuale

Milaim Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:30
Pamje nga tubimi

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Milaim Zeka, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, në një takim 'me kandidatët për deputetë, tha se shëndetësia dhe mungesa e një sistemi të duhur të drejtësisë, janë dy arsyet kryesore pse qytetarët po e lënë vendin.

Sipas tij, PEK për dallim nga partitë tjera, ka bërë një fushatë demonstrative për të vënë në pah të keqën në vend, e jo duke bërë fushatë luksoze, me shpenzime milionëshe.

Zeka: Shëndetësia nuk ka qenë kurrë me rëndë dhe mjerimi total

"Në emër të Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe në emër të deputetëve, fushatën e kemi zhvilluar në mënyrë demonstrative, për të demonstruar të keqën, dhe luksin që e kanë përdorur partitë politike qoftë opozita, qoftë pozita. Në një vend kaq të vogël dhe politikë të mbrapshtë me degradim të tërë sistemit politikë, dhe çoroditjen e sistemit arsimor, shëndetësia nuk ka qenë kurrë me rëndë dhe mjerimi total, qe njerëzit po i bëjnë të mendojnë ço ditë se si të dalin prej vendit. Nëse qytetarët mendojnë që kanë shpenzuar miliona e miliona, dhe të bësh fushatë kaq të egër, me një popullsi 1,4 milionë, është çmenduri dhe është arsye e mjaftueshme që qytetarët të dielën me votën e tyre me godit rëndë klasën politike, dhe me sjell befasi për fëmijët e tyre", tha Zeka.

Zeka tha se si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të krijojnë Komisione hetimore për të gjithë keqpërdoruesit nga klasat politike.

Zeka: Diasporës që mund të investojnë me zero taksë

"Nuk do të lejojmë që të ketë makina zyrtare, dhe se Kosova të vidhet kaq paturpësisht. Pra, do të krijojmë Komisione Hetimore për arsim edhe për shëndetësi për KEDS-in. Ndër premtimet tona do të jetë hapja e dyerve të diasporës qe të vijnë të investojnë me zero taksë. Do ta ndërtojmë një spital modern, që ata të shërohen në Kosovë. Këto do të arrihen me heqjen e luksit", ka shtuar Zeka.

Krahas kësaj, Zeka tha se shëndetësia dhe mungesa e drejtësisë janë arsyet kryesore pse qytetarët e lënë vendin.

Kryetari i PEK-ut, tha se nuk kanë dashur të bëjnë koalicion me parti qe vriten mes vete.

Qeverisja e ardhshme, sipas tij, do të jetë e taksës dhe e dialogut. Ai u shpreh i bindur se kush do që do të vie në qeverisje do ta heq taksën.

Zeka: Ne në dialog shkojmë pa kushte

"Ne në dialog shkojmë pa kushte, por kontratën me Serbinë e bëjmë me kushte. Nuk ka bisedime me kushte, ka kontrata me kushte... krejt fushata e tyre ka shkuar në dy dimensione, duke e sharë Serbinë dhe duke u thirr në Shtetet e BE-së", u shpreh Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...