Server për emërimin e Grenel: Vendim bizar i Shtëpisë së Bardhë

Aktuale

Server për emërimin e Grenel: Vendim bizar i Shtëpisë së Bardhë

Nga: Fatmir Beka Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:47
Daniel Server

Analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” Daniel Server mendon se në pyetje është paralajmërimi i tentimit të ringjallet shkëmbimi i territorit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

I sapo emëruari i dërguar special i Shtëpisë së Bardh Riçard Grenel do të ketë rolin dominues në qasjen e ShBA-ve ndaj dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe do të shtyjë Metju Palmerin përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkan mendon Daniel Server profesor dhe analist

Këtë vendim ai në një publikim në faqen e tij e ka quajtur bizar, transmeton “Zëri i Amerikës.

"Me të vërtetë është bizare, paragjykoj se ky është paralajmërimi i ringjalljes së idesë së shkëmbimit të territorit mes Prishtinës dhe Beogradit, që është ide e tmerrshme që ka pas vdekje natyrale para disa muajve dhe plan i keq që dëshirohet të ringjallet” mendon analisti i Ballkanit.

Ndonëse Grenel është diplomat dhe ambasador, “ka vetëm disa javë që Metju Palmer është zgjedhur përfaqësues special për Ballkan. Grenel është në rang më të lartë se Palmer për dy arsye është ambasador dhe ka lidhje direkt me Shtëpinë e Bardhë. Mua më është e qartë se ata planifikojnë të marrin funksionin kryesor të përfaqësuesit special në Ballkan dhe të merret me Beogradin dhe Prishtinën ", thotë Server.

Grenel sipas Server është i afërt me Bolton ish-këshilltarin e Tramp që në vitin që  shkoi kishte deklaruar se nuk përjashton shkëmbimin e territorit.

Disa analistë thonë se Grenel është mbështetës i idesë që Gjermania dhe kancelarja Merkel me vendosmëri është kundër, ka thënë “Zëri i Amerikës”.

Server mendon ndryshe se Grenel nuk do merr parasysh argumentet e Gjermanisë , po do tentoj shkëmbimin e territorit.

"Mendoj se do tentohet të imponohet Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kundërshtuesit më të mëdhenj janë serbët e jugut të Kosovës. Është bizare të tentohet të ringjallet kjo ide, nuk di çka I motivon” ka thënë Server, që shton se me një goditje  ''vrasin dy miza të Klintonit'' me një goditje – Kosovën dhe BiH – kjo është arritje nëse doni të kënaqni Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat