Voton Vjosa Osmani, ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Voton Vjosa Osmani, ka një thirrje për qytetarët

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:26
Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu

(E plotësuar) - Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, me rastin e votimit në Fakultetin Teknik, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të bëhen pjesë e vendimit historik.

“Thirrja ime është që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të bëhen pjesë e këtij vendimi, sepse kjo me të vërtetë është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj shumë që nëpërmes një procesi fer, të lirë dhe demokratike, Kosova sot do të ketë arsye për të festuar”, tha Vjosa Osmani, e cila në qendrën e votimit, shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Osmani shfaqi shpresën se i gjithë procesi zgjedhor do të shkojë mbarë dhe qytetarët e Kosovës me vullnetin e tyre të lirë, pa asnjë presion, do ta përcaktojnë fatin e tyre por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre tha se është tejet me rëndësi që në ditën e sotme Kosova edhe para gjithë botës të demonstrojë që ka mundësi të organizojë proces fer dhe demokratik, po ashtu të gjithë qytetarët të demonstrojnë kulturë të lartë demokratike, siç e kanë bërë edhe në të kaluarën.

Image

****

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kryer obligimin e saj qytetar.

Ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu e ka hedhur votën e saj në Qendrën e Votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.

Osmani pas votimit është deklaruar për media ku ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

“Thirrja ime është për të gjithaq qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse vërtetë është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës”.

***

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arrritur në qendren e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, teksa është shoqruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Ai vetëm e ka shoqëruar Osmanin, pasi që siç ka bërë të ditur në Facebook, ai ka votuar para një ore.

Ndryshe, procesin e votimit e kanë përfunduar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Albin Kurti, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Image

 

***

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani duke votuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat