Emine Bajgora iu mohua e drejta për të votuar në këto zgjedhje, për shkakun se nuk u ndihmua nga komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Qendren “Emin Duraku”.
Ajo shprehu pakënaqësinë e saj për mosndihmën.
” Burri im votoi. Unë prita në veturë dhe deshta për të votuar por zyrtarët nuk erdhën për të më ndihmuar. Nuk e di cila është arsyeja “- tha Bajgora.
” Nuk kam mundësi me ecë me karrocë nuk mund të hipi në katin e dytë. Nuk kemi bërë ankesë se nuk kemi ditur. Me pas ditë e kisha bërë një kërkesë edhe kisha votu në shtëpi. E kam pyetur fqinjen time që ka qenë komisionere, ajo e ka pyet udhëheqësin e qendres por nuk ka më ka përfillur “.