DnV: Deri në ora 17.00 votuan 38 për qind e qytetarëve

Aktuale

DnV: Deri në ora 17.00 votuan 38 për qind e qytetarëve

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:49
Ismet Kryeziu

Demokracia në Veprim në konferencën e radhës ka bërë të ditur se deri në ora 17.00 për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale kanë votuar 38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ismet Kryeziu nga DnV, tha se kjo është një përqindje më e madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Ai ka përmendur edhe numrin e madh të asistuesve që kanë përcjellë të moshuarit për të dalë të votuar.

“Asistenca gjatë votimit ka qenë 23.500 raste, e cila bëhet fjalë për një moshë të caktuar që nuk ka mund të votojë pa një përcjellës”, tha Ismet Kryeziu, duke shtuar se ky numër në zgjedhjet e kaluara ishte mbi 31.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat