Ilir Deda: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë përgjegjësi të përbashkët historike

Aktuale

Ilir Deda: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë përgjegjësi të përbashkët historike

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:49

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Deda, në një postim publik, ka thënë se qytetarët besuan që erdhi dita, shkruan “Bota sot”.

“Populli e tha të vetën. LDK dhe VV - Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme”, shkruan Deda.

Postimi plotë:

Qytetarët e Kosovës besuan që erdhi dita, a po i bjen kështu diqysh? BRAVO popullit tonë që në 20 vjetorin e lirisë e hapi një kapitull të ri, më të mirë, duke e mbyllur kapitullin e errët të qeverisjeve të këqija kleptokratike.

Populli e tha të vetën. LDK dhe VV - Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme.

Populli dinjitoz me shtet dinjitoz. Të dua Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat