Komandantëve të kaçubave iu erdhi fundi!

Aktuale

Komandantëve të kaçubave iu erdhi fundi!

Nga: V.R Më: 6 tetor 2019 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ka komentuar rezultatin e sotëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për Mazrekajn, nuk është e rëndësishme nëse LDK apo Vetëvendosje del e para, aq sa është e rëndësishme humbja e PDK-së dhe AAK-së. Sipas tij, sovrani dërgoi në opozitë këto dy parti për shkak të të këqijave që ia kanë shkaktuar vendit për 20 vite me radhë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e Mazrekajt.

 

Komandantëve të kaçubave iu erdhi fundi!

Një fitore plebishitare e LDK-së dhe Vetëvendosjes. Populli i Kosovës i tha stop hajnisë, korrupsionit e të këqijave që ia kanë shkaktuar partitë e komandantëve për 20 vite me radhë.

E ku ka kundërpërgjigje më të mirë e hakmarrje më të pastër se sa ajo e sovranit?

Kjo natë, PDK-së dhe AAK-së duhet t'iu shërbejë për reflektim për çdo të keqe që ia kanë bërë vendit.

Pra, nuk ka rëndësi se a del Vetëvendosje e para apo LDK, e rëndësishme është që sovrani diti edhe kësaj radhe të bëj dallimin.

PS: Termin “komandantët e kaçubave” ma pat thënë Komandanti hero i Kosovës Agim Ramadani, pikërisht duke iu referuar këtyre që sot morën fund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat