Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas fitores së dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e djeshme.
Ajo ka thënë se lajmi më i rëndësishëm është që PDK-ja, me AAK-në dhe Nismën, kaluan në opozitë, përcjell Bota sot.
Ajo ka paralajmëruar presidentin Hashim Thaçi, që “të bëhet gati për pension”, përcjell Bota sot.
Postimi i Gërvallës:
Lajmi më i rëndësishëm sonte është që PDK i mori satelitët e saj AAK-në dhe Nismën dhe shkoi në opozitë.
Le të bëhet gati edhe Hashimi për pension.
Shteti me hajna nuk bëhet!