Krasniqi, uron Albin Kurtin për fitoren

Aktuale

Krasniqi, uron Albin Kurtin për fitoren

Nga: M.H Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:07
Jakup Krasniqi

Ish- kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka uruar Kosovën për zgjedhjet që u mbajtën dje,ai përmes një postimi në Facebok, shkroi që kjo është fitore e Demokracisë dhe shpreson se zgjedhja është e duhur, e qytetari të jetë fituesi.

Postimi i plotë

URIMI PËR ZGJEDHJET!

Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë.

Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin!

Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!

Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat