Daçiq tregon çfarë i thanë amerikanët për koalicionin Kurti-Mustafa

Aktuale

Daçiq tregon çfarë i thanë amerikanët për koalicionin Kurti-Mustafa

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:21
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq deklaroi sot në Beograd se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer qysh para dy muajve i ka thënë se SHBA presin që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta krijojnë qeverinë.

Ai këto komente i bëri pas samitit të 19-të ekonomik të Serbisë, ku tha se gjoja amerikanët i kanë thënë se “se ky është një realitet pak më i ndërlikuar duke marrë parasysh se për herë të parë po ballafaqohen me Vetëvendosjen, partinë e cila angazhohet për Shqipëri të Madhe”.

“Është një çështje se çfarë flet dikush kur është në opozitë, ndërsa tjetra se çfarë do të bëjë kur të vijë në pushtet”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Serbia nuk mund të ndikojë se kë do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës dhe duhet të bashkëpunojë me të gjithë, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ndonjë parti politike ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat