Analistët: U votua për ndryshime, koalicioni VV-LDK duhet të ndodhë

Aktuale

Analistët: U votua për ndryshime, koalicioni VV-LDK duhet të ndodhë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:15
Ilustrim

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, po shihet si vendim i qytetarëve për ndryshime rrënjësore në qeverisje.

Analistët thotë se për të parën herë dy parti politike, konkretisht Vetëvendosja dhe LDK, mund ta formojnë bërë qeverinë, pasi mund të kenë 61 deri në 63 deputetë, por që në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.

Profesori universitar, Behlul Beqaj për KosovaPress, thotë se zgjedhjet e djeshme kanë dëshmuar se po fillon një lindje potenciale e ndryshimeve politike.

Teksa thekson se koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë, por sipas tij, në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.

Beqaj: Koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë

“Realisht qytetarët kanë filluar të reflektojnë. Gradualisht po fillon perëndimi i qeverisjes së një mënyre dhe shkolle politike. Në anën tjetër, po fillon lindja potenciale e ndryshimeve të politikbërësve që ndoshta do të mësojnë nga gjitha këto pasoja që i ka bërë politika e deritashme...koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë, kjo nuk do të thotë se do të ketë këtë epilog definitiv... por gjithsesi besoj që realisht mund të pritët që këto dy parti të arrijnë marrëveshjen. Marrëveshja do të nënkupton së paku përfshirjen e një subjekti të tretë që nënkupton në thonjëza përfshirja e një komandanti”, thotë ai.

Se ka ndodhur ndryshimi i madh, e thotë dhe analisti politik, Ramush Tahiri, derisa dha detaje se si duhet të jenë kombinimet politike, në rastin e koalicionit VV-LDK.

Tahiri: Populli ka votuar për ndryshime

“Populli ka votuar për ndryshime. Populli partitë që kanë qenë në qeveri i kanë qitë në opozitë të gjitha, nëse nuk kalon edhe Limaj me Nismën. Karakteristik është që për të parën herë dy parti politike munden me bërë qeverinë. Vetëvendosja dhe LDK i kanë 61-63 deputetë të këtyre votave që ndahen dhe teprojnë mes partive fituese. Zgjidhja kushtetuese është që këto dy parti të bashkëpunojnë. Parimi politik është që partia që ka fituar zgjedhjet e ka kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit, sepse kryeparlamentarin e ka si normë Kushtetuese. Ndërsa Qeverinë, Albin Kurti ka thënë se do të udhëheq partina që del fituese dhe lideri që është dhe lider i partisë se i tillë është i të merr vendime. Unë shpresoj që Vjosa Osmani të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme”, thotë analisti Tahiri.

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Murati tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë më së miri për vullnetin e qytetarëve, teksa tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja e kanë rrugën e hapur për koalicionin paszgjedhor për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

Murati: VV dhe LDK e kanë rrugën e shtruar për një bashkëpunim

“Kjo tregon më së miri vullnetin qytetarë se si dëshirojnë të shohin Kosovën apo kënd dëshirojnë të shohin në bashkëqeverisje në të ardhmen. Disponimi paraprak i dy subjekteve politike ka qenë që cilado që i fiton zgjedhjet do të ftoj tjetrën të hyjë në koalicion. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit dhe ndonjë hatër mbetje eventuale, po besoj që dy subjektet politike kanë diskutuar edhe më herët. Në bazë të kësaj mund të ketë rrugën e shtruar për një bashkëpunim potencial për të krijuar Qeverinë e re”, thotë Murati.

Analisti politik Shkelzen Maliqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në, por nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme.

Në bazë të dhënave të KQZ-së dhe numërimit të 98 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 200 mijë e 754 vota, apo 25,55 përqind. E pasur nga LDK-ja me 195 mijë e 296 vota, kthyer e në përqindje 24,86 përqind.

E treta renditet me 21 përqind PDK-ja, kurse e katërta AAK me 11,53 përqind. Në bazë të këtyre të dhënave, koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk është duke kaluar pragun, pasi kanë vetëm 4,89 përqind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat