Anita “çartet” pas humbjes së AAK-së, një litër verë që pinë kushton mbi 700 euro

Aktuale

Anita “çartet” pas humbjes së AAK-së, një litër verë që pinë kushton mbi 700 euro

Nga: N.Sh Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:55
Ramush dhe Anita Haradinaj

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, kanë befasuar shumë parti politike, sidomos partitë e komandantëve, të cilët janë mësuar që në kurriz të populli të bëjnë pushime luksoze por edhe jetën në shtëpitë e tyre.

Rezultati i zgjedhjeve, që normalisht ishte negativ për PDK-në, AAK-në dhe Nismën, e ka shpërfaqur edhe reagimi i bashkëshortes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita.

Anita, duket e nervozuar pas humbjes së partisë familjare të bashkëshortit të saj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke pirë verë të firmës Sassicala.

Image
Vera e publikuar nga Anita Haradinaj

Me një kërkim të thjesht në gogle, mund të dini saktë se sa kushton një litër verë e kësaj firme.

733 euro kushton litra e kësaj vere. Oferta e kësaj kompanie për thirrje online e publikuar në internet me 6 litra verë, kushton 4.400 euro.

Një detaj tjetër interesant është parë në shishen, e cila qëndron në tavolinën e Anitës.

Nga mërzia e madhe e humbjes, duket se Anita e nervozuar e ka hapur këtë verë në mënyrë “spektakulare” e cila është e çartur, pra nuk ka hapje normale, sikur do të pinte Ramushi me bashkëshorten në ndonjë pushim luksoz në Zvicër.

Por, hapja duket se është bërë në mënyrë të dhunshme, detaj ky që as Anita nuk ka menduar që do të vërehet, por ndoshta pas pirjes së shumtë të verës e ka “zënë” dhe më pastaj nuk ka ditë shumë për veprimin e saj.

Image
Çmimi 4 e 400 euro për 6 litra verë

Edhe një detaj tjetër në fotografinë e Anitës, është fakti se po të shikoni mirë gotën e saj, në prapavijë duken shishet e tjera me verë, të cilat kushtojnë mijëra euro.

E si mos të bëhesh nervozë pas humbjes, kur luksi i familjes Haradinaj mund të bie...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat