Lëvizja Vetëvendosje arriti t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit ku doli para LDK-së dhe partive të dalura nga lufta.
Në Fushë-Kosovë partia e Albin Kurtit arriti t’i fitojë 29.30% apo 5.019 vota duke qenë vetëm 266 vota mbrap LDK-së e cila në të kaluarën e kishte bastion të pakontesueshëm.
Media merr vesh se Avni Zogiani nga kjo degë ka arritur t’i fitojë 800 vota, derisa Rexhep Selimi 500 vota.
Rexhep Selimi vjen nga rajoni i Drenicës dhe votat i merr kryesisht jashtë rajonit të tij, për shkak mungesës së elektoratit të madh të VV-së në Drenicë, derisa Zogiani ka qenë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga VV, poqe i humbi zgjedhjet në vitin 2017.