Përfundon takimi Thaçi-Grenell, nuk deklarohen për media

Aktuale

Përfundon takimi Thaçi-Grenell, nuk deklarohen për media

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.  Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga emisari i presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi.

Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat