Nisi “misioni” i dërguarit special për bisedimet e paqes Serbi - Kosovë, të Presidenti Trump - Bota Sot
Nisi “misioni” i dërguarit special për bisedimet e paqes Serbi - Kosovë, të Presidenti Trump

Aktuale

Nisi “misioni” i dërguarit special për bisedimet e paqes Serbi - Kosovë, të Presidenti Trump

Nga: B.S Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:35
Richard Grenell

Presidenti Trump së fundi caktoi “emisarin” e tij diplomatik Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani, për të shërbyer si një i dërguar special për bisedimet e paqes Serbi - Kosovë.

Z. Grenell ka shërbyer si Ambasador në Gjermani që nga maji i vitit 2018. Ai thuhet nga burime diplomatike ne Uashington se do të mbetet në atë rol ndërsa ai tani po drejton SHBA diplomacinë në ndihmën Amerikane për dialogun “maraton” që ka nisur pesë vjet më parë mes Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur tensionet e gjata, shkruajnë mediat amerikane nga Uashingtoni.

Siç dihet Kosova, e shpalli pavarësinë nga Serbia në 17 Shkurt 2008, ndërsa tani ajo po lufton për të fituar një njohje më të gjerë të sovranitetit të saj dhe pavaresise se saj, per t’u bër pjes e Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara. 

Sifida, këto, që Kosova i ka në fokusin e saj dhe po punon jashtëzakonisht që ti arrijë sa më shpejt.

Shtëpia e Bardhë, e ka përmendur përvojën e gjerë të z. Grenell në komunikimin politik në njoftimin e emërimit për të shërbyer si një i dërguar special për bisedimet e paqes Serbi - Kosovë, mbasi ai ka një përvojë të gjatë në diplomacinë Amerikane në Kombet e Bashkuara(201-2018).

Duke shërbyer në atë rol deri në vitin 2008, Grenell u bë zëdhënësi me shërbim diplomatik më të gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke këshilluar katër ambasadorë të ndryshëm amerikanë, në periudhën kur cështja e Kosovës hyri në axhendën e Këshillit të Sigurimit.

Dhe, kështu ai ishte edhe zëdhënësi me shërbim diplomatik  më të gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Ambasdori Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë, ku fillimisht është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Grenell pret bashkëpunim me liderët vendorë, në lidhje me dialogun.

“I dërguari i posaçëm presidencial, Grenell pret me padurim që të punojë me presidentin Thaçi dhe liderët e tjerë të Kosovës, për të ndihmuar që të arrihet paqja, drejtësia dhe prosperiteti në Kosovë dhe rajon”, shkroi në Twitter, ambasadori Kosnett.

Përmes një komunikate, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se takimi me ambasadorin Grenell, ishte i fokusuar në arritjen e marrëveshjes së paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, ka nënvizuar Thaçi, duke shtuar se “kjo shton besimin tonë në kërkimin e marrëveshjes së paqes me Serbinë”.

Në këtë takim u tha se marrëveshja e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ambasadori Richard Grenell, sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e presidentit Thaçi, ka thënë se shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Pas takimit në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me ambasadorin amerikan në Gjermani Grenell dhe atë në Prishtinë, Kosnett, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se Grenell fillimisht ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosje për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Vetëvendosje, thuhet se Grenell para se të udhëtonte për Beograd, theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Në komunikatë thuhet pos tjerash se Kurti është pajtua me ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti është shprehur se "përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të".

Në fund të komunikatës edhe përmendur se bashkëbiseduesit janë pajtuan që sa më shpejtë të krijohet Qeveria e re në Kosovë dhe të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt.

Më herët, ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut. 

Kjo vizitë, vjen në kohën kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të sjellin ndryshime të mëdha në pushtet, ngaqë dy ish-partitë e bllokut opozitar kanë dalë fituese.

Para pak ditësh, presidenti amerikan Donald Trump emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e përfaqësuesve të lartë amerikanë në Kosovë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...