Ismet Beqiri ngeli jashtë Kuvendit: S’e kalon pragun - Bota Sot
Ismet Beqiri ngeli jashtë Kuvendit: S’e kalon pragun

Aktuale

Ismet Beqiri ngeli jashtë Kuvendit: S’e kalon pragun

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:54
Ismet Beqiri

Kandidati i LDK’së për deputet Ismet Beqiri, nuk e ka kaluar pragun për një ulëse në Kuvend.

Media mëson se Beqiri ka marrë rreth 5500 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për të kaluar pragun.

Veterani nga Konuna e Prishtinës dhe Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së në Prishtinë nuk ka arritur të bind qytetarër për t’i dhënë votën.

Ndërsa, në Prishtinë Vjosa Osmani me 25.869 vota dhe Lumir Abdixhiku me 10.035 janë dy më të votuarit e LDK’së në Prishtinë.

I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...