Partia Fjala: Jemi kundër paradës së LGBT sikur çdo parti konservatore e botës - Bota Sot
Partia Fjala: Jemi kundër paradës së LGBT sikur çdo parti konservatore e botës

Aktuale

Partia Fjala: Jemi kundër paradës së LGBT sikur çdo parti konservatore e botës

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:35
Partia Fjala

Partia Fjala ka deklaruar se është kundër paradës së komunitetit LGBT që do të mbahet sot në Prishtinë.

Ata thanë se si të gjitha partitë konservatore në botë kundërshtojnë martesat e gjinisë së njëjtë.

“Ata i ka në drejtat e tyre, askush nuk i pengon, por të dalin e të promovohen nëpër sheshe, të na promovojnë si vlerë diçka të pavlershme, diçka të pazakontë, kjo nënkupton si ngacmim i pjesës së madhe të shoqërisë, diçka që bie ndesh me traditën, kulturën, të kaluarën, fetaren e kombëtaren tonë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Reagimi i plotë:

Ne FJALA kemi dalë sot këtu për të shprehur qëndrimin tonë lidhur me paradën e “krenarisë” që do të mbahet sot në Prishtinë.
Kjo paradë e organizuar nga komuniteti LGBT nuk paraqet fare elemente të krenarisë, por përkundrazi kjo është një paradë e turpit dhe si e tillë nuk duhet të organizohet fare në vendin tonë.

Ne Partia FJALA jemi parti konservatore. Edhe ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Europian, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë jemi kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë.
Ne sikur edhe gjithë partitë konservatore nëpër botë, konsiderojmë se homoseksualizmi, lezbizmi dhe martesat e tyre mes veti rrezikojnë popullin dhe shtetin tonë.

Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë .
Komuniteti LGBT do ta fundos edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë.
Kështu komuniteti LGBT do ta vret edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë.
Ata i ka në drejtat e tyre, askush nuk i pengon, por të dalin e të promovohen nëpër sheshe, të na promovojnë si vlerë diçka të pavlershme, diçka të pazakontë, kjo nënkupton si ngacmim i pjesës së madhe të shoqërisë, diçka që bie ndesh me traditën, kulturën, të kaluarën, fetaren e kombëtaren tonë!

Në Kosovën e Adem Jasharit, Mulla Idriz Gjilanit, Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës të kemi këso parada e javë të krenarisë është non sens dhe jashtë çdo parashkimi që
heronjtë e këtij vendi kanë mundur ta imagjinojnë.

Ne e kundërshtojmë këtë paradë dhe kërkojmë që institucionet përgjegjëse që t’i ndalojnë promovimet e tilla dhe në të ardhmen mos të kemi organizime të ngjashme!

Mos të harrojmë se personat që i përkasin komunitetit LGBT i kanë të garantuara të drejtat e tyre me kushtetutë.
Prandaj e konsiderojmë se ky komunitet tani nuk ka nevojë me dalë në rrugë dhe para kamerave tona që të na dëshmojnë se kush janë.
Dalja e tyre në rrugë përmes paradës është provokim dhe ofendim për gjeneratat e reja në veçanti dhe popullin e Kosovës në përgjithësi.

Ne FJALA kërkojmë që Institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht Kryeministri dhe Kryetari i Prishtinës ta ndalojnë këtë paradë.

Ngase parada e komunitetit LGBT është fyerje për popullin tonë dhe shtetin tonë.

Kjo paradë shkelë kulturën dhe traditën tonë.

Kjo paradë shkelë mbi gjakun e dëshmorëve të cilët u flijuan për popullin dhe shtetin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...