Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pak minuta më parë ka sqaruar se grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së, janë duke diskutuar për përafrimin e programeve.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
“S Q A R I M
Nuk ka pezullim të diskutimeve!
Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja”, ka shkruar Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ndryshe, gjatë ditës u raportua për raporte të ngrira mes këtyre dy subjekteve politike ku më pas pati edhe reagime të shumta.