Fjolla Ujkani do të jetë deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Fjolla Ujkani do të jetë deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:17
Fjolla Ujkani

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Vetëvendosja renditet e para me afro 26 për qind të votave, ku me gjasë pritet që kjo parti t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës. E në mesin e këtyre 31/32 deputetëve, do të jetë edhe Fjolla Ujkani nga Vushtrria, e cila me shumë gjasë do të jetë edhe deputetja më e re e ligjislaturës së shtatë.

Ujkani e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jozyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete. Ajo është 22 vjeçare dhe ka diplomuar këtë vitë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Ndryshe, nga qyteti i Vushtrrisë, Vetëvendosje pos Ujkanit do të përfaqësohet edhe nga Gazmend Gjyshincën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat