Abrana Xharra i reagon fuqishëm Erdoganit, tregon se kush po e mbështetë presidentin e Turqisë

Aktuale

Abrana Xharra i reagon fuqishëm Erdoganit, tregon se kush po e mbështetë presidentin e Turqisë

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:29
Abrana Xharra dhe Recep Tayyip Erdogan

Arbana Xharra, ish-këshilltare e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, ka thënë se vetëm monstrat mbështesin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përcjell “Bota sot”

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se, “tashmë shihen qartë shenjat e Marrëveshjes Iran-Rusi-Turqi për të futur nën kontroll rajonin, duke hequr qafe nga aty kurdët, të cilët pas Izrealit ishin fuqia më garantuese kundër Shtetit Islamik dhe formacioneve tjera terroriste”.

Xharra mes tjerash thotë se shqiptarët shpesh kanë qenë viktima të këtyre politikave johumane, prandaj ajo thotë bashkëndjenë thellë me kurdët, ndaj të cilëve Turqia ushtron krimin masiv të radhës.

Ja shkrimi i saj:

Vetëm monstrat mbeshtesin Erdoganin!

Tashmë shihen qartë shenjat e Marrëveshjes Iran-Rusi-Turqi për të futur nën kontroll rajonin, duke hequr qafe nga aty kurdët, të cilët pas Izrealit ishin fuqia më garantuese kundër Shtetit Islamik dhe formacioneve tjera terroriste.

Plan ky që një populli si kurdëve u kushton me gjeocid mbi ta. Nëpër rrjete erdoganistët ndajnë video e fotografi duke prerë koka kurdësh, duke vrarë fëmijë e gra; jo vetëm nga të uniformuarit e tyre por edhe nga ato që kanë ikur nga burgjet: terroristët e ISIS-it.

Sjellja indiferente e Perendimit ndaj luftës makabre, gjenocidore turke (ende sjanë ne gjendje as embargo armësh të vendosin) dëshmojnë se kjo botë s’mund të jetë në rregull dhe se duhet të përgatitemi për brutalitete edhe shumë më të rënda.

Shqiptarët shpesh kanë qenë viktima të këtyre politikave johumane, prandaj bashkëndjejnë thellë me kurdët, ndaj të cilëve Turqia ushtron krimin masiv të radhës.

Vetëm monstrat ndër popujt e ballkanit mund ta mbështesin Erdoganit, ata që për fe kanë krimin e për zot djallin.

Tetor, 15.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat