Kurti në takim me ambasadorin e Shqipërisë: Do t’i zbatojmë 50 marrëveshjet e nënshkruara

Aktuale

Kurti në takim me ambasadorin e Shqipërisë: Do t’i zbatojmë 50 marrëveshjet e nënshkruara

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Përmes një shkrimi në Facebook, është bërë e ditur se Minxhozi e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor.

“Minxhozi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime”, shkruhet në këtë njoftim.

Tutje, thuhet se Kurti e ka njoftuar Minxhozin për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re.

“Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, thuhet në këtë njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat