Vjosa Osmani takohet me mikun e madh të shqiptarëve në Amerikë

Aktuale

Vjosa Osmani takohet me mikun e madh të shqiptarëve në Amerikë

Nga: N.Sh Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:15
Eliot Engel dhe Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila që disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon të takohet me miq të mëdhenj të shqiptarëve.

Në kuadër të vizitave të saj, Osmani është takuar me kongresmenin Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka postuar nj fotografi në rrjetin social Facebook, tha tha se Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e SHBA-ve.

 “Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë. ?? ??”, ka shkruar Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat