KPM merr masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Aktuale

KPM merr masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:12
Foto nga Konferenca e KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka marrë masa ndaj disa televizioneve për shkelje gjatë fushatës, ndërsa vendimet pritet të bëhen publike ditëve në vazhdim.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019” nga KPM.

Me këtë rast, kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi tha se gjetjet që flasin për shkelje të televizioneve gjatë fushatës zgjedhore kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur, përmbajtjen programore, përdorimin e fëmijëve në spote politike e të tjera. Ndërsa sa i përket rezultateve tha se do të publikohen ditëve në vijim.

Latifi: Kemi gjetur shkelje, masat e marra i publikojmë ditëve në vijim

“Ne si zyrë kemi  gjetur disa shkelje, nuk po du me i kualifiku si të vogla apo të mëdha, por megjithatë i kemi disa evidentime për të cilat sot komisioni ka marrë edhe vendim. Ato do të bëhen publike sapo të ëprkthehen në vendime”, tha ai.

Latifi dha edhe detaje për procesin e monitorimit, teksa bëri të ditur edhe emrat e televizioneve ndaj të cilave do të merren masa.

Latifi: Disa televizione kanë bërë shkelje gjatë fushatës

“KPM ka monitoruar 17 ofrues të shërbimeve programore... Fokusi ka qenë të televizionet sepse konsiderojmë se kanë më shumë ndikim tek opinioni publik. Gjetjet të cilat i kemi evidentu kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur në përmbajtjen programore, pikat reklamuese politike nga vet ofruesi i shërbimit medial, reklamimi politik, mosidentifikim i duhur i sponsorizuesit, përdorimi i fëmijëve në spote politike, edhe pse në fillim të fushatës janë përdorë e më pas mediat i kanë evituar ato shkelje, sponsorizimi dhe vendosja e produkteve në programe informative dhe debate ku janë trajtuar çështjet aktuale... Mediat me të cilat do të merren masat janë RTK, KTV, Rtv 21, Dukagjini, Puls, Mosti, Herci, Klan Kosova, T7, TV Graçanica dhe Rrokum Tv”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se monitorimi është bërë prej orës 16 deri në ora 24, me theks të veçantë në lajme, intervista dhe debate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat