Kryeministri rus Medvedev: Rusia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën, ideja e “Shqipërisë së Madhe” e rrezikshme

Aktuale

Kryeministri rus Medvedev: Rusia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën, ideja e “Shqipërisë së Madhe” e rrezikshme

Nga: Fatmir Beka Më: 18 tetor 2019 Në ora: 20:00
Dmitij Medvedev

Kryeministri rus Dmitij Medvedev në prag zë vizitës së nesërme në Beograd ku do të marr pjesë në 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit, në një intervistë për “Novosti” përcjell “Bota Sot” flet për zgjidhjen për Kosovën, planet e NATO-së dhe Uashingtonit në Ballkan etj...

Në shumë raste në të gjitha terrenet edhe nivelet kemi fol rreth kësaj dhe mbajmë qëndrimin tone të mëhershëm tha ai.

Nisemi nga ajo se gjatë shqyrtimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve si bazë duhet të merret pikërisht e drejta ndërkombëtare dhe jo aktet e njëanshme. Kjo është para së gjthave rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

Këtë e ka thënë kryeministri i Federatës Ruse Dmitrij Medvedev në intervistën për “Novosti”, duke komentuar mbështetjen për disa dekada të Moskës zyrtare për Serbinë dhe dëshirën e saj të ruajtjes së Kosovës në përbërjen e vetë.

Në pyetjen nëse mbështetja e vendeve perëndimore duke injoruar të drejtën ndërkombëtare kanë pranuar secesionin e Kosovës , kjo mund të përfundoj me krijimin e “Shqipërisë së Madhe” , Medvedev tha:

“Të gjitha idetë e bashkimeve të reja të shteteve etj janë shumë të rrezikshme. Pasi në fund provokojnë qarqet më agresive, që në masën më të madhe janë nacionaliste, dhe për të arritur qëllimet e veta me ndihmën e dhunës dhe armëve që marr në përgjithësi ende ka mjaft. Konsideroj se këto janë deklarata shumë të rrezikshme” tha Medvedev.

Kryeministri rus në prag të vizitës në shënimin e përvjetorit të çlirimit të kryeqytetit serb  për “Novosti” ka fol edhe për revidimin e historisë, presionet e Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, raportet e Serbisë me Rusinë, zgjerimin e NATO-së etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat