Thaçi udhëton për Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

Aktuale

Thaçi udhëton për Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:57
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito, të martën.

Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas.

Sipas njoftimit të Presidencës, ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pasi ka trashëguar fronin nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka abdikuar në prill të këtij viti.

 Presidenti Thaçi do të pritet në takim zyrtar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa në ceremoninë zyrtare pritet të takojë edhe përfaqësues tjerë të shteteve pjesëmarrëse.

Për në Japoni është nisur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili do të merr pjesë në këtë cermoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat