Albin Kurti para 2 javësh i thuri lavde shoferit, sonte e përplasi me veturën e Policisë

Aktuale

Albin Kurti para 2 javësh i thuri lavde shoferit, sonte e përplasi me veturën e Policisë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 22:39
Albin Kurti

Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

VV konfirmoi rastin, por tha se gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar.

Por para dy jave, Kurti kur falënderoi të gjithë aktivistët për punën e bërë për zgjedhjet e 6 tetorit, thuri jo pak lavde edhe për shoferët e tij.

“Për vozitjen time shembullore, Lulzim Xhaka e Liman Hoti. Kur jemi vonuar në ndonjë tubim apo takim kurrë nuk ka qenë për fajin e tyre. Me njerëz si këta e kam pasur shumë më kollaj se ç’mendohet”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Momentin kur Kurti lavdon shoferët e tij gjeni nga minuta 02:45:

Kujtojmë se Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat