Këngëtari i njohur boton edhe një libër

Aktuale

Këngëtari i njohur boton edhe një libër

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Pas disa botimeve , studimit letrar “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës”, dy romaneve: “Tan Temali” e “Lemza e dheut” dhe poemës “Adem Jashari”, artisti i mirënjohur nga Prishtina, Ilir Shaqiri, sjell librin e radhës - kësaj here një libër mikst, kryesisht me poezitë më të reja të tij dhe me katër tregime.

Libri të cilin e ka botuar botuesi nga Tirana “Toena” titullohet “Ith” dhe brenda kopertinave ka katër tregime (proza publicistike dokumentare) kurse pjesa qendrore përfshinë një krijimtari të pasur poetike të autorit, kryesisht me poezi të shkruara viteve të fundit.

Redaktori i këtij botimi, Arben Veselaj, ka shkruar në pasthënie se poezia e Ilir Shaqirit “gati në asnjë rast, nuk e shmang dot muzikën”.

“Ritmi, rima, versi, figurat, idetë letrare etj., në njësinë versifikative jepen sikur në një pentagram muzikor”, ka shkruar Veselaj.

Recensenti i këtij libri, Zef Kakoca, ka shkruar se Ilir Shaqiri si artist polivalent (kantautor, shkrimtar, romancier) “në thelb është poet”. 

“Vepra e Shaqirit është rrëfim, prozë, ese; është e lidhur me hulumtime historike, njohuri letrare, estetike, shkencore, metodologjike, me eksplorime të shumanshme, dhe në të gjithë këtë gjejmë poezinë”, ka shkruar Kakoca.

Redaktori i këtij botimi, Arben Veselajt, në pasthenien e librit ka shkruar se veprat letrare të Ilir Shaqirit gjithnjë e më shumë po bëhen interes i shtuar jo vetëm për lexuesit, por edhe për studiuesit, kritikët dhe mediat në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.

“Dy romanet dhe poema për heroin nacional të Kosovës “Adem Jashari”, e bëjnë Ilir Shaqirin një artist ambivalent, i cili duke i shkrirë mjeshtërisht dy artet e mëdha - muzikën dhe letërsinë, u bënë jehonë ideve të mëdha njerëzore kombëtare dhe universale”, ka shkruar Veselaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat